Quick contact info

Introducing a truly professional WordPress theme built to last! We developed Wilmër for all construction & architecture sites.

icon_widget_image Monday-Friday: 9am to 5pm; Satuday: 10ap to 2pm icon_widget_image 7300-7398 Colonial Rd, Brooklyn, NY 11209, USA icon_widget_image + (123) 1234-567-8900 + (123) 1234-567-8901 icon_widget_image wilmer@mikadothemes.com wilmer2@mikadothemes.com
Image Alt

Rreth nesh

ELTUB Sh.p.k. është një shoqëri private e themeluar në vitin 2001. Ajo është 100% në pronësi të aksionerit të vetëm Ilir Tifekciu.

Historiku

Më shumë rreth nesh

Historiku

Kompanitë janë çertifikuar për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas standarteve të ISO 9001 : 2000, me certifikate regjistrimi nr. 7510010214.

Zbuloni më shumë

ELTUB Sh.p.k. është një shoqëri private e themeluar në vitin 2001. Ajo është 100% në pronësi të aksionerit të vetëm Ilir Tifekciu.

Shoqëria prodhon tubo çeliku me saldim gjatësor dhe fletë llamarine të formave dhe përmasave të ndryshme.

Selia dhe fabrika ndodhen në Elbasan. Vendndodhja e saj favorizon lëvizjen e lehtë të transportit në të gjithë Shqipërinë. Makineritë prodhuese janë të instaluara në një sipërfaqe prej 5,000 metër katrorë të mbuluar, në një zonë industriale të cilës i shërben një infrastrukturë e fuqishme.

Shoqëria gjithashtu në Mars të vitit 2016, hapi dhe një pikë shitjeje në zonën e Vorës, për t’ju gjendur më pranë klientëve.

Qëllimi i ELTUB Sh.p.k është të jetë partner biznesi i besueshëm për të tretët. Për këtë arsye shoqëria punëson staf të kualifikuar në sektorët e prodhimit, menaxhimit të cilësisë, financës dhe të shërbimit ndaj klientëve.

Etapat kohore

Etapat
  1. Përfundoi komisionimi dhe vënia në punë e linjës së prerjes gjatësore të rulonave të llamarinës (Slitter) dhe linja e parë e prodhimit të tubove me saldim gjatësor, WPML 76. Performanca në rritje të vazhdueshme bëri të mundur kryerjen e investimeve të mëtejshme në fushën e prodhimit të fletëve dhe tubove prej çeliku.

  1. Komisionimi dhe vënia në punë e linjës së drejtimit dhe prerjes së fletëve për t’i shërbyer klientëve fletë çeliku me përmasa standarde dhe jostandarde.

  1. Komisionimi dhe vënia në punë e linjës së dytë të prodhimit të tubove me saldim gjatësor, WPML 127, për të përfshirë në nomenklaturën e prodhimit tubot me përmasa më të mëdha dhe t’i shërbehet klientëve me një gamë më të gjerë produktesh.

  1. Rritja e gamës së produkteve nëpërmjet futjes së seteve të rinj të rulave. Shoqëria ka plane të qarta të zhvillimit strategjik për të ardhmen. Përveç zgjerimit në prodhimin e tubove prej çeliku, ajo synon rritjen e mëtejshme të vlerës së produkteve, në përputhje me filozofinë e sotme të “Qendrës së Shërbimit të Çeliqeve”.